

![]()
Mė 28 29 Maj 2010, EMA nė kuadėr tė projektit Program praktike nė Kuvendin e Shqipėrisė, mbėshtetur nga National Endowment for Democracy (NED) organizoi njė trajnim dy ditor nė ambientet e EU Info Center nė Tiranė. Qėllimi i kėtij trajnimi ishte rritja e njohurive tė studentėve dhe ndėrgjegjėsimi i tyre mbi mėnyrėn e funksionit tė institucioneve qendrore. Njohja me procesin legjislativ, mėnyrėn e hartimit tė projektligjeve dhe marrėdhėniet mids tre pushteteve ishin disa nga temat kryesore pėr tė cilat studentėve iu ofrua informacion ekstra krahas atyre tė marrė gjatė studimeve akademike. Ky aktivitet i ofroi mundėsinė studentėve pėr tė diskutuar praktikėn nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė bazuar nė eksperiencat personale tė akumuluara gjatė periudhės tre mujore nė tė cilėn ato ndoqėn veprimtarinė e Komisioneve Parlamentare dhe Seancat Plenare. Nė kėtė aspekt trajnimi synoi tė nxiste tė arsyetimin analitik mbėshtetur nė gėrshetimin e njohurive teorike dhe praktike njėkohėsisht.
Trajnimi startoi me Znj. Baisa Sefa, kėrkuese politikash, e cila bėri njė prezantim tė misionit tė EMAs duke u fokusuar nė rolin e saj si promovuese e vlerave europiane sidomos tek brezi i ri. Falė mbėshtetjes sė NED, EMA tashmė po krijon njė traditė nė zbatimin e projekteve qė nė fokus kanė tė rinjtė dhe rritjen e pjesėmarrjes sė tyre nė jetėn publike tė vendit. Demokracia nuk mund tė konceptohet pa energjinė dhe kontributin e tė rinjve tė cilėn nė historinė e tranzicionit shqiptare kanė qėnė promotorėt kryesorė tė progresit. Gjatė prezantimit tė saj, Znj. Sefa risolli nė vėmendje tė gjitha fazat nėpėr tė cila ka kaluar projekti duke u ndalur nė mėnyrė tė vecantė tek publikimi i Manualit Informativ tė Institucioneve Shqiptare.
Kjo broshurė ofron njė tablo tė plotė tė mėnyrės sė funksionit tė shtetit shqiptar, bazuar nė ndėrveprimin midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Vėmendje mė tė madhe nė manual i ėshtė kushtuar pushtetit legjislativ pėr shkak tė funksionit qė ai mbart nė njė Republikė Parlamentare si Shqipėria. Manuali pėrmban informacione mbi institucionet e pavarura dhe raportet e tyre me Kuvendin dhe organizatat ndėrkombėtare nė tė cilat Shqipėria aderon. Krahas institucioneve qėndrore, manuali trajton nė mėnyrė tė pėrgjthshme edhe nocionet bazė tė organizimit tė qeverisjes vendore, duke qėnė nė kėtė mnėyrė sa mė gjithėpėrfshirės nė informacionet qė ai pėrcjell pėr lexuesit.
Znj. Erinda Lula, pėrfaqėsuese e EU Info Center, u fokusua nė rolin qė ka qendra si njė dritare drejt Bashkimit Europian dhe mundėsive qė ai ofron pėr studentėt. Qėllimi i prezantimit tė saj nuk ishte vetėm njohja formale me funksionet e EU Info Center nė kuadėr tė ndėrgjegjėsimit dhe promovimit tė vlerave europiane por njohja e qendrės nė funksion tė shėrbimeve dhe lehtėsirave qė ajo ofron pėr studentėve. Qendra shėrben si njė bazė dokumentacioni me informacione tė pasura mbi Bashkimin Europian dhe strukturat e tij dhe njėkohėsisht si kapilar pėr pėrcjelljen e informacionit mbi programet e ndryshme tė shkėmbimit nė tė cilėn mund tė marrin pjesė tė rinjtė shqiptarė. Ajo theksoi se EU Info Center ėshtė konceptuar si njė mjedis miqėsor dhe dashamirės pėr tė rinjtė dhe nė funksion tė nevojave tė tyre, duke shėrbyer nė kėtė mėnyrė si enė komunikuese midis BE dhe komunitetit lokal.
Z. Erlir Puto, ekspert ligjor nė fushėn e sė drejtės kushtetuese trajtoi procesin e hartimit tė njė projektligji dhe marrėdhėniet midis sė drejtės kombėtare dhe asaj ndėrkombėtare. Iniciativa ligjvėnėse dhe fazat nėpėr tė cilat kalon njė projektligj qė nga miratimi i tij nė parim, nen pėr nen, e mė pas nė tėrėsi ishin disa nga cėshtjet e lėvruara nga Z. Puto. Gjithashtu gjatė prezantimit tė tij nuk munguan edhe aspektet teknike qė kishin tė bėnin me botimin e njė ligji nė fletoren zyrtare e rrjedhimisht me hyrjen e tij nė fuqi. Ai theksoi se nė njė botė shumėdimensionale raportet midis tė drejtės kombėtare dhe asaj ndėrkombėtare bėhen komplekse ndaj nė tė tilla kushte ėshtė e rėndėsishme pėrcaktimi i raporteve tė epėrsisė.
Dita e parė e trajnimit u mbyll me shkėmbimin e eksperiencave qė secili prej studentėve po pėrjeton gjatė tre muajve tė praktikės nė Kuvendin e Shqipėrisė. Njohja me njė realitet krejtėsisht tė ri me tė cilin mė parė kishin patur kontakte vetėm pėrmes librave, tashmė ishte reale dhe e prekshme. Disa prej tyre u shprehen se kjo praktikė ėshtė njė eksperiencė e cila do tė lė gjurmė nė formimin e tyre profesional. Ndėrkohė pėr tė tjerė ajo ėshtė njė eksperiencė e cila po i ndihmon nė qatėsimin e ideve pėr tė ardhmen qė i pret. Ballafaqimi me konceptet teorike por tashmė tė vendosura nė njė rrafsh praktik i ndihmon studentėt nė pėrvetėsimin e disa shprehive praktike duke kompensuar nė kėtė mėnyrė boshllėqet e sistemit arsimor. Ata e vlerėsojnė kėtė eksperiencė dhe shprehen qė iniciativa tė kėtij lloji duhen ndėrmarrė herė pas herė e duhen shtrirė edhe nė nivel lokal.
Dita e dytė e trajnimit filloi me prazatimin e Z. Blendi Ceka, Profesor nė Departamentin e Shkencave Politike, mbi Sistemin politik nė Shqipėri dhe raportet midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Z. Ceka pėrshkroi nė mėnyrė tė detajuar hierarkinė e pushteteve duke u fokusuar nė kompetencat e secilit prej tyre si garantues kryesor tė demokracisė funksionale. Parimi i kontrollit dhe balances ishte njė tjetėr cėshtje tė cilės ai i kushtoi vėmėndje gjatė prezantimit, kjo pėr shkak tė rėndėsisė qė ky parim ka nė kuadėr tė demokracisė dhe funksionimit tė shtetit ligjor. Z. Ceka nėnvizoi se ky parim panvarėsisht se dėshmon faktit qė pushtetet janė tė pavarur nga njėri-tjetri, asnjėri prej tyre nuk ėshtė superior mbi tė tjerėt.
I ftuar nė kėtė trajnim ishte Z. Momcilo Radulovic, Sekretar i Pėrgjithshėm i Lėvizjes Europaine nė Mal tė Zi. Ai theksoi njė dimension mė specifik tė Kuvendit, ndryshe nga dimensioni tradicional qė jemi mėsuar ta shohim. Gjatė fjalės sė tij ai u pėrqėndrua kryesisht nė rolin e Kuvendit nė procesin e integrimit europian dhe impetusin qė ky institucion i ka dhėnė procesit tė integrimit nė Mal tė Zi. Z. Radulovic pėrmendi se panvarėsisht se vende tė ndryshme tė Ballkanit Perėndimor gjendėn nė fazė tė ndryshme tė Integrimit Europian, roli i Kuvendit mbetet nė thelb i njėjtė. Ai ėshė institucioni kryesor lider nė kėtė proces pasi nė tė pėrgatitet linja e pergjithshme politike e vendit.
Nė vazhdim tė kėsaj temė vjen edhe prezantimi i Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMAs. Gjatė fjalės sė tij, ai u fokusua nė strukturėn e Bashkimit Europian dhe nivelin e vendimmarrjes duke i analizuar kėto koncepte nė funksion tė zgjerimit tė BE me vendet e Ballkanit Perėndimor. Njė vemendje tė vecantė Z. Gjipali i kushtoi rrugėtimit tė Shqipėrisė drejt Bashkimit Europian dhe prespektivės sė saj nė kėtė drejtim, duke pasqyruar fakte dhe tė dhėna reale mbi bazėn e tė cilave mund tė projektohen perceptime reale.
Trajnimi dy ditor pėrfundoi me seksionin e konkluzioneve ku studentėt jo vetėm qė diskutuan me lektorėt mbi cėshtjet e trajtuara gjata trajnimit por edhe per perceptimet dhe eksperiencat qė ata po pėrfitojnė nga kjo praktikė.