image
image
image
image
image
Titull Artikulli te Young Voters

Njohja nga afer e punes se Kuvendit te Shqiperise
(Trajnim dhe praktike )

Levizja Europiane ne Shqiperi (EMA) ne kuader te projektit "Program Internship-i ne Kuvendin e Shqiperise", mbeshtetur nga National Endowment for Democracy (NED) i ofron studenteve shqiptare mundesine qe te njihen nga afer me punen dhe menyren e funksionimit te Kuvendit te Shqiperise. Ky projekt do te zhvillohet ne periudhen Mars - Korrik 2010, 15 -20 ore ne jave.

Rritja e njohurive dhe e angazhimit te te rinjve ne administraten publike, njohja me nga afer me strukturat shteterore, menyren e funksionimit te tyre dhe procesin legjislativ ne vecanti, jane disa nga objektivat qe synohet te arrihen permes kesaj iniciative. Gjate praktikes, studentet do te marrin pjese ne seancat plenare dhe ne sesionet e komisioneve parlamentare duke u njohur me ne detaj me punen e tyre. Gjithashtu ata do te ndjekin nje trajnim dy ditor dhe do t'iu vihet ne dispozicion nje pakete me dokumente te rendesishme ligjore.

Aplikantet qe jane te interesuar te marrin pjese ne kete projekt duhet te permbushin keto kritere:
� Te jene studente ne nje nga Universitetet e Shqiperise, profili i shkencave shoqerore;
� Te jene te pakten ne vitin e 3 te studimeve universitare ose ne vitin e pare DND;
� Te zoterojne njohuri te mira kompjuterike dhe te gjuhes angleze.

Studentet e interesuar duhet te paraqesin nje CV dhe nje leter motivimi ku te shpjegohet qellimi dhe interesi i pjesemarrjes ne kete program. Nga kandidaturat e paraqitura do te perzgjidhen 10 kandidatet me te mire.

Aplikimet duhet te dorezohen brenda dates 7 Mars 2010, ne adresen:


Levizja Europiane ne Shqiperi - European Movement in Albania. Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap. 8.Tirane

Ose permes postes elektronike: info@em-al.org & info@youngvoters-al.org.

 
Ju mirepresim !
LINKE