Demokracia ėshtė sistemi shoqėror qė ėndėrrohet tė ndėrtohet dhe tė praktikohet nga ēdo vend nė botė nė kohėt e sotme. Megjithatė rruga drejt demokracisė ėshtė e vėshtirė, pasi nė rradhė tė parė ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet ēėshtė dhe ēpėrfaqėson demokracia. Demokracia ėshtė njė virtyt publik, jo i vetmi, dhe, marrėdhėniet e demokracisė me virtytet e tjera publike mund tė kuptohen vetėm nėse demokracia ndahet qartazi nga karakteristikat e tjera tė sistemeve politike.
Njė vend e ndėrton demokracinė duke filluar nga zhvillimi i zgjedhjeve tė ndershme, konkurruese e shumėpartiake, ēka janė edhe premisa tė ndėrtimit tė vetė institucioneve demokrati ke tė vendit. Pikėrisht pėr kėtė zgjedhjet, tė lira, tė hapura dhe tė ndershme janė kusht i domosdoshėm, sine qua non i pashmangshėm
Zgjedhjet e pėrgjithshme janė njė proces periodik, i cili pėrpiqet tė pėrmirėsohet nga njėra periudhė nė tjetrėn. Me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur dhe duke ua deleguar atyre pushtetin pėr hartimin e ligjeve dhe tė politikave kryesore tė shteti t, populli vendos se si do tė qeveriset pėr njė periudhė katėr vjeēare. Prandaj ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pjesėmarrja nė votim e zgjedhėsve, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė ekziston mundėsia pėr tė ushtruar sovraniteti n dhe pėr tė bėrė tė mundur mbėshtetjen ndaj politikave tė preferuara, tė cilat mund pėrkthehen mė pas nė projekte konkrete publike dhe shoqėrore. Duke u bėrė pjesėmarrės tė procesit zgjedhor gjithashtu mund tė japim mbėshtetje ndaj forcave politike qė preferojmė, por edhe mund tė penalizojmė ato forca qė nuk kanė bėrė realitet pritshmėritė tona. Dhe tė mos harrojmė, kėtė mund ta bėjmė veēse njėherė nė katėr vjet, nė njė ditė tė vetme, duke hedhur votėn.
Ky ėshtė vetėm hapi i parė drejt njė sistemi shoqėror ku demokracia merr nė praktikė tė gjitha vlerat e veta. Pėr njerėzit nė Perėndim, fjala demokraci nėnkupton demokracinė liberale: pra atė sistem politik qė karakterizohet jo vetėm nga zgjedhje tė lira e tė ndershme, por edhe nga sundimi i ligjit, nga ndarja e pushteteve, si edhe nga mbrojtja e tė drejtave themelore tė lirisė sė shprehjes, tė grupimit, tė besimit dhe tė pronės. Dhe Shqipėria, si njė vend qė aspiron ti bashkohet Perėndimit edhe nė organizimin e jetės shoqėrore, ka pėrpara kėto sfida qė fillojnė pikėrisht me organizimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme, e mė pas me forcimin e institucioneve demokrati ke dhe sundimin e ligjit.
Zgjedhjet e lira e tė ndershme tė viti t 2009 janė gjithashtu njė test pėr tė treguar qė shoqėria jonė duhet ti pėrkasė pikėrisht grupit tė kėtyre shoqėrive qė formojnė sot Perėndimin, drejt sė cilit po pėrpiqemi tė integrohemi, drejt strukturės sė Bashkimit Europian.