image
image
image
image
image
Titull Artikulli te Young Voters

Mė 12 Janar 2009 ka filluar aplikimi i shtetasve shqiptarė pėr letėrnjoftimin elektronik dhe pasaportat biometrike. Sipas Ministrisė sė Brendshme, tė drejtėn pėr tė aplikuar pėr kėto dokumente e kanė tė gjithė shtetasit shqiptarė mbi moshėn 16 vjeē.

Hapat e aplikimit qė duhet tė ndjekė njė qytetar pėr t’u pajisur me letėrnjoftim elektronik dhe pasaportė biometrike

• Qytetari fillimisht duhet tė bėjė pagesėn pėr aplikim pranė zyrės sė postės shqiptare. Aty qytetari pajiset me njė mandat-arkėtimi tė veēantė, qė vėrteton se ai e ka bėrė pagesėn pėr aplikimin pėr letėrnjoftimin elektronik.

• Me tė disponuar mandat-arkėtimin nga zyra e postės shqiptare, qytetari mund t’i drejtohet menjėherė zyrave tė regjistrimit pranė bashkive, komunave, njėsive bashkiake pėrkatėse.
Kur paraqitet nė zyrat e regjistrimit, krahas mandat-arkėtimit, qytetari duhet tė ketė me vete edhe njė nga dokumentet identifikues aktualė (pasaportė, certifikatė, patentė pėr drejtim automjeti, fletėhyrje pėr nė institucione, diplomė shkolle, etj).

• Tė dhėnat personale tė qytetarit gjenerohen direkt nga Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile. Mė pas operatori i regjistrimit sė bashku me qytetarin dhe nėpunėsin e gjendjes civile i kontrollojnė kėto tė dhėna, dhe nėse ato janė tė sakta, e printojnė formularin e aplikimit qė firmoset nga tė tre personat e mėsipėrm. Nė rast se qytetari gjen gabime lidhur me tė dhėnat e tij personale, atėherė ai i drejtohet gjendjes civile pėr korrigjimin e tyre.

• Nė tė njėjtėn zyrė qytetarit i merren shenjat e gishtėrinjve, i bėhet njė fotografi dhe me nėnshkrimin elektronik pėrfundon i gjithė procesi i aplikimit pėr letėrnjoftimin elektronik.

• Pas jo mė shumė se dy javėsh qytetari shkon pėr tė tėrhequr letėrnjoftimin elektronik nė po tė njėjtėn zyrė. Tėrheqja e letėrnjoftimit tė ri kėrkon qė nė zyrat e regjistrimit tė paraqitet personalisht qytetari qė ka bėrė aplikimin dhe askush tjetėr (psh. ndonjė familjar i tij), pasi letėrnjoftimi duhet aktivizuar, dhe pėr kėtė nevojitet pėrputhshmėria e shenjave tė gishtėrinjve tė qytetarit me ato qė pėrmban karta.

LINKE